Portreti i profesorit me njëzet fjalë shqipe

U gjetën në tavernën në skaj të lagjes. V-ja dhe E-ja. Ky ishte një vend ku këta ndjeheshin të plotësuar dhe të kënaqur.

Porositën nga një kafe.
–    A e dëgjove bisedën e djeshme në televizion, atë marrinë e shekullit? – pyeti V-ja

–    Cilën bisedë? – ia ktheu E-ja

–    Me njëfarë profesori…

–    Jo, jo… Po çfarë tha ai farë profesori?

V-ja ishte një burrë i qetë për nga natyra, por sot i dridhej buza, fytyrën e kishte të zverdhur dhe nuk mund të fliste si zakonisht. U ngrit, shkoi te banaku dhe porositi raki e u kthye. Pas tij kamerieri menjëherë i solli dy gota. E-ja ia bëri me dije me habi se nuk e pi dhe e mori si shaka të V-së, ndërsa ky i fundit kërkoi falje se i kishte dalë mendsh që E-ja s’pi alkool.

  • Epo, çfarë paska ndodhur? – pyeti E-ja. – Çfarë marri pate të më tregosh? V-ja e ngriti

një gllënjkë, e rrudhi pak fytyrë, e mori një salvetë që ishte mbi tavolinë dhe e ndrydhi.

  • Ai profesori tha se neve na paska sjellë Turqia, nja shtatëqind mijë veta si bagëtinë nga

Azia, me anije deri në Selanik… Pastaj si bagëti na ka shpërndarë këndej pari…

  • Bre!
  • Prit, prit, – tha V-ja. – Kjo s’është gjë. “Margaritari” i këtij profesori ishte “zbulimi” prej

debili se gjuha shqipe paska pasur vetëm 26 fjalë!

  • Bre nanën!
  • Po, po, njëzet e gjashtë fjalë po thotë gajdhur profesori! – tha V-ja dhe përsëri u ngrit. Shkoi te banaku dhe u kthye me një letër e me një laps në dorë. – Si i thua kësaj pune ti

E?

  • Punë të marrësh. Nuk ua vari fare atyre marrive.
  • Më fal, ama duke mos ua varur ata ia mbushën mendjen botës se ne jemi bisha. Këta

kërkojnë përgjigje gjakftohtë të dijetarëve tonë. Njëherë e përgjithmonë duhet t’u tregojmë se nuk mund të na fyejnë. Më vjen të plasi pse nuk e marrin përgjigjen institucionale. Kemi plot parti politike: heshtin. Kemi disa institute: heshtin. Kemi disa katedra të gjuhës e të letërsisë shqipe: heshtin. Kemi dy akademi: heshtin. E kemi edhe shtetin shqiptar – edhe ai hesht. Po të të fyejmë ne kështu, bëhet kiameti. A aq të papërgjegjshme janë gjithë këto institucione që i durojnë këta gajdhurë të pallin kështu? E përgjigjja nuk është fare e vështirë.

  • Këto që po i thua ti V, kërkuakan shumë përgjigje. Si i mendon ti?
  • Po ta them një. Mund ta bëj portretin e atij farë profesori me 26 fjalë shqipe.

E-ja qeshi.

–      Hajt, – tha.

V-ja nisi:

–     Ja portreti i profesorit gajdhur  me njëzet e gjashtë fjalë shqipe: voksh, gjungsh, dundsh, spjetsh, përçirsh, gjegsh, shtremsh, vedhsh, verdhsh, tërmjegsh, fajksh, ballsh, përshaursh, përmutsh, shkepsh, rrepsh, përllomsh, gjoksh, ngelsh, përbaltsh, uksh, zgebsh,  gërbulsh, pordhsh, fendsh dhe pantullepajksh.

–    I gjori profesor, mund t’i bëhet portreti edhe me qindra fjalë shqipe, kurse ato njëzet e gjashtë që i përmend ai, as nuk vijnë në rend për ta stolisur gajdhurinë e tij, – tha V-ja.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button