Favoritët në “Kënga Magjike”

Këtë të dielë ju dha fund prezantimit të këngëve pjesëmarrëse për “Kënga Magjike”. Dhe derisa pjesë e këtij festivali, si kurrë më parë, janë emrat më të njohur të estradës, tashmë ka nis edhe një “luftë” për çmimin e madh.

Zëra të shumtë për preferenca të ndryshme muzikore dëgjohen gjithandej. Por, pas kësaj të diele, duket se edhe mundësitë për çmimin e madh janë ngushtuar për shumë këngëtarë. Ndërsa nëpër rrjete sociale edhe vetë këngëtarët kanë ngritur lart këngën e Besa Kokëdhimës, pas paraqitjes së Ledina Çelos gjërat kanë ndryshuar.

Se kush do të triumfojë këtë vit ende nuk dihet, por tashmë thuhet se Çelo mbetet favoritja e çmimit për këtë vit. Ndryshe, nata finale e këtij evenimente është të dielën.

Lajme të ngjashme

Back to top button