Recension: Magjike – një bëhet 400

[Recension: Bujqit në rajonin e Dellçevës të kënaqur nga subvencionet]

Recensojmë raport për një episod të ri të paradave të cilat i bën lideri VMRO-DPMNE-së nëpër Maqedoni, duke u paraqitur edhe më tutje si kryeministër, dhe premton investime të reja, pyet si shkon pagesa e subvencioneve…

Mediet që e ndjekin çdo hap të tij janë pjesë përbërëse e shërbimit të tij për marrëdhënie me publikun dhe publikojnë situata të kurdisura që të lartësohet personaliteti dhe vepra e tij. Megjithatë, në raportet nga ato ngjarje, sa qo të të jenë të kurdisura, njëjësi nuk mund të paraqitet si shumës, ndërsa intervista me një njeri i cili thotë se është i kënaqur me diçka, nuk mund të paraqitet si kënaqësi e 400 njerëzve.

FireShot Screen Capture #058 - 'Земјоделците во делчевско задоволни од субвенциите I Сител Телевизија' - sitel_com_mk_zemjodelcite-vo-delchevsko-zadovLinku deri te artikulli origjinal:
Bujqit në rajonin e Dellçevës të kënaqur nga subvencionet

Data dhe koha e publikimit: 07.03.2016 16:55

Data e recensionit: 09.03.2016

Recensues: Аleksandar Pisarev

FOTOGRAFIA NUK GËNJEN

Çdo fotografi ose inçizim është produkt i aparatit ose kamerës për fotografim, e cila e ka si pjesë përbërëse objektivin. Kjo, e përkthyer në gjuhn teknike, do të thotë se e reprodukon fotografinë objektive të ngjarjes. Këtë duhet ta ndjekin edhe mediet. Në fotografinë dhe në insertin që është shfaqur nga vizita e Gruevskit në fshatin Grad, shohim një njeri të moshuar, i cili prezantohet si banor i këtij fshati në bisedë me Gruevskin. Ai në pyetje e liderit të VMRO-DPMNE-së se a ka subvencione, përgjigjet shkurtimisht: “Japin, japin”.

Nga kjo bisedë ndërmjet këtyre dyve, është bërë një raport joobjektiv ku është stërzmadhuar prezenca e banorëve dhe kënaqia e tyre nga politikat të cilat i zbaton VMRO-DPMNE-ja:

“Rreth 400 banorë të fshatit Grad, në takimin e sotëm me liderin e VMRO-DPMNE-së, Gruevskin, shprehën falënderim për subvencionet që i kanë marrë për ndihmë të vreshtarisë dhe blegtorisë si degë kryesore me të cilat merren.”

MATEMATIKË ZBAVITËSE

Nëse Gruevski në ndonjë vend tjetër në këtë fshat me të vërtetë është takuar me 400 banorë të tij, (përndryshe fshati Grad nuk ka as bashkësi lokale), kjo është dashur të sqarohet dhe të dokumentohet me materialin e inçizuar dhe me disa deklarata. Në kronikë dhe nga fotografitë mundemi saktë t’i numërojmë se sa banorë kanë marrë pjesë në atë ngjarje, duke e përfshirë edhe kryetarin e komunës së Dellçevës, Darko Shehtanski, dhe ekipine tij dhe ekipin e Gruevskit- gjithsej, dhjetëra njerëz.

Nga kjo medie dhe nga mediet e tjera kuptojmë se Grueski të njëjtën ditë e ka vizituar edhe fshatin Virçe, ku, sipas fotografive dhe inçizimeve, shihet një masë më e madhe njerëzish, ndërsa më së shumti është ndalur në Dellçevë, ku metë vërtetë ka pasur disa qindra banorë të cilët e kanë ndjekur gjatë vizitës së kapaciteteve ekonomike dhe të tjera.

Prezenca e 400 banorëve në bisedë me Gruevskin, në fshatin Grad, të cilët kanë deklaruar se janë të kënaqur nga subvencionet, nuk është konfirmuar me asnjë fakt, kështu që kjo informatë nuk mund të pranohet si e vërtetë.

Sipas Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, gazetari duke u udhëhequr nga interesi publik dhe nga standardet profesionale, duhet të informojë në mënyrë të vërtetë dhe objektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button