Ja arrestimi i tre të arratisurve nga burgu i “Drenovës” (Video)

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me forcat RENEA, ka bërë të mundur arrestimin e tre prej të arratisurve nga burgu i Drenovës mbrëmjen e djeshme.

Ata janë shtetasit Admir Tafili, Gëzim Toma dhe Fran Marashi.

Ata u gjendën në ambientet e ish-magazinës së stacionit hekurudhor në Përrenjas. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar të shtëna me armë në brendësi të magazinës dhe kanë njoftuar policinë, transmeton Alb-observer.

Forcat e policisë dhe ato RENEA kanë rrethuar zonës, duke arrestuar tre të dënuarit. Mësohet se nuk ka pasur asnjë incident gjatë këtij operacioni.

Ja cilët janë tre të dënuarit që u arrestuan:

Admir Bahri Tafili, vitlindja 1975, lindur e banues në Shkodër, akuzohet për vrasjen e dyfishtë, të Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç që ndodhi më 18 mars rreth orës 08:00 në fshatin Grudë e Re, të komunës Rrethina.

Fran Pal Marashi, vitlindja 1978, lindur e banues në Shkodër, është akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës që shkaktoi masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1996. Marashi është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, ai tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore. Të dy ata u kapën nga policia pak orë pas arratisë, duke shijuar vetëm pak orë nga liria e tyre.

Gëzim Ndue Toma, vitlindja 1982, lindur e banues në Dibër.

Lajme të ngjashme

Back to top button