Flaka Loxha e bronztë në “Top European Cup”

Xhudo kosovare ka shënuar edhe një sukses, sot në Kroaci Flaka Loxha ka marr medaljen e bronztë në “Top European Cup”.

Loxha arriti të marr medaljen e bronztë pas gjashtë fitoreve dhe një humbje në kategorinë 56 kg në Zagreb, transmeton Koha.net. Medaljet për fituesit në këtë garë i ka ndarë tre herë kampionia e botës Majlinda Kelmendi.

Përmes një postimi në Facebook Driton Kuka ka thënë se gjenerata për Lojërat Olimpike Tokio 2020 po vjen.
“Flaka Loxha e bronztë, 6 fitore një humbje në Top European Cup në Zagreb kategoria 56 kg, medaljet i ndau Majlinda, kampionia e trefishtë botërore. Gjenerata për Tokyo 2020 po vjen”, ka shkruar Kuka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button