Ja pse i keni sytë e kaltër

Nëse keni qenë ndonjëherë kureshtarë ta dini pse keni sy të kaltër, kjo është për shkak të një mutacioni në gjen i cili ndodhi rreth 7,000 vjet më parë.

Shkencëtarët thonë se njeriu i parë që besohet se ka pasur sy të kaltër ka qenë një që ka jetuar në Kohën e Gurit.

Shkencëtarët e bënë zbulimin e tyre, të publikuar në gazetën “Nature”, duke gjetur fragmente të ADN-së nga dhëmbi i një njeriu të gjetur në një shpellë në Spanjë më 2006, transmeton Gazeta Express.

Sytë e kaltër tek njerëzit modern kanë ardhur si pasojë e një mutacioni në gjen të quajtur “HERC2”. Nëse keni këtë mutacion në të dy kopjet e kromozomit, ju do të keni sy të kaltër.

Kjo kishte ndodhur në këtë njeri, i cili deri më tani njihet si njeriu më i hershëm që kishte sy të kaltër, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, sytë e kaltër nuk kanë ekzistuar më parë tek njerëzit. Ky mutacion para 7,000 viteve ka çuar në evolucion të syve të kaltër.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button