Fustanet mijëra dollarshe të vajzave të Presidentit Obama (Foto)

Për herë të parë që nga zgjedhje President e babait të tyre, Barack Obama, 17 vjeçarja Malia dhe 14 vjeçarja Sasha ishin pjesë e një darke në Shtëpinë e Bardhë. Darka e organizuar nga Obama për Kryeministrin e Kanadasë, paraqiti ndryshe edhe të bijat e tij që shkëlqyen me elegancë.

Malia kishte lëshuar flokët dhe kishte zgjedhur një fustan të gjatë me kristale të koleksionit të pranverës së vitit 2015 të Naeem Khan. Fustani i tillë më nuk është në treg për shitje por çmimi i tij ishte 17.990 dollarë.

Ndryshe nga ajo, Sasha kishte zgjedhur një fustan po nga Naeem Khan por të koleksionit të vitit 2016, çmimi i të cilit është 19.990 dollarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button