Adelina ‘thumbon’ Tunën: “Nuk këndova në gjuhën sllave por mora gjithë tenderët e reklamave në Maqedoni”

Këngëtarja në një rrëfim flet mbi projektet e saja si dhe thashethemet lidhur me përfshirjen e saj në një vrasje

Paralajmëroi një duet me një kushëri të saj e cila sipas këngëtares kishte shumë talent dhe potencial në muzikë por si duket këngëtarja Tahiri i ka rënë pishman në momentin e fundit.

”Nuk bëhet ai duet, nuk dua të diskutoj por ka dështuar si projekt, më vjen keq që e premtova si projekt e për këtë arsye nuk dua të flas për shkak se ka raste që nuk ndodhin, kënga është finalizuar por e kam anuluar mendoj që është më mirë duke punuar ndonjë gjë tjetër që tashmë është gati, sigurisht për shkak se nuk kam punuar gjatë kam dashur që të del dicka shumë e mirë, këtë vit kam minumum dy këngë me klipe plus angazhime tjera që bëhen por nuk dua të flas deri në momentin kur nënshkruhet kontrata”, kështu tregon në një bisedë për emisionin ”Prive” këngëtarja e njohur Adelina Tahiri.

Ndërkohë në bisedën e saj ajo thekson se nuk ka kënduar asnjëherë në gjuhën maqedonase por ka fituar të gjitha reklamat nga kompani të fuqishme telefonike e të ndryshme që kanë zgjedhur si imazh pikërisht atë.

”Ndihem krenare që jam shqiptarja e vetme që nuk kam kënduar asnjëherë në gjuhën maqedone dhe kam pushtuar mbi 100 mijë bilborde me fotot e mia, nuk kam pranuar të këndoj në gjuhën maqedone a projektet më të mëdha maqedone si tender i kam fituar, ndihem krenare dhe sukses sepse kur e sheh qe jam shqiptare dhe privilegjohem tek ata ndihem më rehat”, tregon më tej Adelina e cila si duket në këtë mënyrë ka thumbuar kolegen e saj Tuna Sejdiu e cila edhe pse ka një karierë më të gjatë se Adelina, ka kënduar edhe në gjuhën maqedonase por në karierën e saj reklamat e fituara atje mund t’i numërojë me gishtat e një dore.

Por ajo që u përfol më së shumti këngëtarja ka qenë një ngjarje e dhimbshme me të cilën mediat në Maqedoni e kishin lidhur me këngëtaren vetëm pse është shqiptare, duke e akuzuar si shkaktare të një vrasje.

”Dicka që mua më ka prekur shumë e jam ndier e pastër, më ka penguar që publiku nuk ka qenë në rrjedha se vetëm mediat maqedonase kanë shkruar duke e transmetuar ato shqiptare, nuk ka pasur të bëj me mua e vërtetë që i kam njohur të dy palët por sikur të kishte qenë ashtu nuk do isha sot dhe do isha në vendin e asaj vajze ku është, do padis mediat në Maqedoni dhe emri im u përdor për shkak se isha shqiptare, më e keqja është se ekziston një ligj në Maqedoni që pas 30 ditëve nuk mund të padisësh mediat, kam diskutuar me avokatin tim e do e shohim më tej si do vazhdojë”, përfundon bisedën Adelina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button