Turqia filloi bombardimin në Siri (FOTO)
Forcat e armatosura turke (TSK) të stacionuara në Kilis, në rajonin kufitar me Sirinë, kanë filluar granatimin ndaj fortesave të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA-së, njësitet e forcave të armatosura të stacionuara në vendin Elbeyli po granatojnë zonën në periferi të Azaza-s ku ndodhen fortesat e DAESH-it.
Përndryshe, nga ana turke e kufirit mund të shihet tymi i cili ngritet për shkak të përleshjeve mes DAESH-it dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA).
Janë ashpërsuar masat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Turqisë, me rastin e punimeve për ngritjen e murit në kufirin turko-sirian.
Ndërkohë, dy raketa të shkrepura nga Siria, kanë rënë në zonën midis Pallatit të Drejtësisë dhe një blloku ushtarak pranë selisë së policisë në Kilis. Raketa, e cili ra afër bllokut ushtarak nuk shpërtheu.