Shehtanski kërkon nga maqedonasit mos tua shesin pronat shqiptarëve

Partia e inspektorit shtetëror në resorin e vetqeverisjes lokale, Vanço Shehtanski, TMRO iu bëri apel maqedonasve që jetojnë në Çair, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Mavrovë, Kërçovë dhe Strugë që të mos lejojnë që si që thonë ata, të jenë nën presion dhe të ju shesin shqiptarëve pronat e tyre, pasi që ata kërkojnë që të formojnë territor të pastër etnik në tokën e Maqedonisë.

“Shihet qartë se është rritur aktiviteti i shqiptarëve me funde nga SHBA dhe nga Evropa, për qëllimin e tyre që sa më shumë të marrin tokë maqedonase, për statusin e tyre final në Maqedoni”, thuhet në njoftim.

Kjo parti e cila është pjesë e koalicionit qeveritar thotë se maqedonasit nuk kanë tokë për shitje. Ata propozojnë që urgjent të sillet një ligj për shitjen e pronave, personave fizik në periudhë prej 50 vitesh dhe të shtohen investimet shtetërore në veriperëndim të Maqedonisë, me qëllim që të ringjallen fshatrat e braktisura maqedonase.

Shehtanski është i njohur në publik me vendimet e tij për pezullimin e vendimit të Komunës së Tetovës për shpalljen e qytetar nderi të Ramush Haradinajt si dhe për mos-lejimin e emërtimit në shqip të katër shkollave në Çair.

Lajme të ngjashme

Back to top button