Amnesty Internationl: Hetim penal për ndërhyrjen e Policisë në zyrat e VV-së

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, u është drejtuar edhe me shkresë zyrtare institucioneve të Kosovës për ndërhyrjen e Policisë në zyrat e Vetëvendosjes vitin e kaluar, raporton KTV.

Pas hetimit që kjo organizatë ka bërë, i ka shkruar letër ministrit të brendshëm , atij të Drejtësisë, drejtorit të Policisë, shefit të BE-së, dhe Avokatit të Popullit.

Në raport, është konstatuar se në ndërhyrjen e Policisë së Kosovës për të arrestuar Albin Kurtin më 28 nëntor 2015, ka pasur përdorim të tepruar dhe abuziv të forcës nga policia.

Në raport thuhet se Amnesty International është e shqetësuar për këtë përdorim të forcës nga ana e Policisë.

Në veçanti, Amnesty International vlerëson se angazhimi i policëve të armatosur në një nivel të tillë është krejtësisht i pavend.

Raporti vë në pah se krejt ajo forcë e Policisë kishte shkuar në Zyrat e Vetëvendosjes për të arrestuar një individ të vetëm.

KohaVisioni ka pyetur për raportin, Ministrinë e Brendshme, Policinë dhe Zyrën e Kryeprokurorit. Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë se ata nuk kanë çfarë të shtojnë pos komunikatave që i kishin lëshuar pas 28 Nëntorit, në të cilat thuhej se ‘Policia ka përdorur forcë proporcionale’, përcjell koha.net. MPB-ja dhe Zyra e Kryeprokurorit nuk janë përgjigjur në pyetjet e KTV-së, ani pse ato janë dërguar 3 ditë më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button