Drejtësia e vonuar: Pas 17 vitesh, arrestohet krimineli që vrau civilët në Vushtrri (Video)

Për vrasjen e katër civilëve në Vushtrri – gjatë luftës së fundit në Kosovë – pas 17 vitesh u kap njëri nga vrasësit e kërkuar.

Bëhet fjalë për serbin Zoran Vukotiq, i cili me fletarrest u arrestua në Malin e Zi.

Vukotiq për një kohë kishte torturuar shqiptarët edhe në Burgun e Smrekonicës. E, një nga viktimat ishte edhe Fatmir Parduzi, i cili thotë se lajmi për arrestimin e tij e ka gëzuar shumë.

Parduzi thekson se nuk është e rëndësishme se sa do të dënohet, por e rëndësishme është që ai do të ulet në bankën që çdo qytetar i Vushtrrisë dëshiron ta shohë.

Krahas Vukotiqit, për krimet e kryera në Vushtrri, Interpoli po e kërkon edhe Gorolub Paunoviqin, kriminelin e njohur me nofkën “postieri vrasës” që kosovarët e njohin edhe nga kjo fotografi e masakrimit të një djaloshi shqiptar. /Klan Kosova/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button