“Kupa e Gostivarit 2013″ ishte çerdhja e karatesë

Ka përfunduar në mënyrën më të mirë edicioni i 12-të me radhë “Kupa e Gostivarit 2013”, ku morën pjesë mbi 300 karateistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe të gjitha klubet e Maqedonisë. Organizator i turneut ndërkombëtarë “Kupa e Gostivarit 2013” ishte Klubi i karatesë FATI nga Gostivari e përkrahur nga komuna dhe kompani private. 

“Këtë vit kjo kupë kishte një vlerë të posaçme pasi është 12 vjetori i saj që në mënyrë tradicionale organizohet dhe vit pas viti lë gjurmë më të thella dhe më të çmueshme në këtë qytet sportdashës. Vlen të theksohet se këtë vit ky manifestim bie në vigjilje të 101 vjetorit të shtetit shqiptar si dhe 105 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Andaj më lejoni që në emrin tim dhe ekipit të cilin përfaqësoj t,ju uroj që të gjithëve këtë vit të madh për shqiptarët kudo që ndodhen” tha Arlind Huseini. 


(Arlind Huseini para pjesëmarrësve në “Kupa e Gostivarit 2013”)

Rruga për të arritur deri te realizimi ishte shumë e vështirë, pasi u desh që të fillojmë me punë disa muaj më herët me qëllim që ta finalizojmë këtë eveniment ashtu siç i ka hije dhe ashtu siç e meriton që të trajtohet, sepse është kupa e vetme në Republikën e Maqedonisë që organizohet nga klubi i karatesë Fati dhe trajneri profesor Arlind Huseini. Organizatori me mirënjohje ka nderuar Komunën e Gostivarit, Dibrës, Çairit si dhe afaristët “Te Luta”, Kanaan, “Arbëria design” dhe të gjitha mediet.

KK Forca shumë e fortë në Gostivar

Klubi i Karatesë Forca nga Shkupi mori pjesë në edicionin e 12-të “Kupa e Gostivarit 2013”, me 17 garues (24 paraqitje në KATA dhe KUMITE) dhe arriti të fitojë 19 medalje (8 të arta, 4 të argjendta dhe 7 të bronzta), duke u radhitur e katërta nw mesin e 50 klubeve.

Me medalje ari u stolisën: Abdurahim Idrizi (2001/-35 kg dhe KATA) ishte i vetmi garues me 2 medalje ari në turne. Nga një medalje ari fituan Suhejb Veseli (2006 KATA), Arta Bushi (2005 KATA), Usame Bajrami (2000/-40 kg), Abdurahman Halimi (2002-2003/+45 kg), Efrah Halimi (2001/+42 kg) dhe Verona Ajdini (2000/-42 kg). 

(Karateistët e KK Forca nga Shkupi)

Me argjend u stolisen: KATA ekipore femra 2004 (Jusra, Arta, Janina), në individuale Jusra Ademi (2004/KATA), Janina Dardhishta (2006/KATA) dhe Mevlud Memedi (2000/-45 kg), ndërsa me bronz u stolisën: KATA miks ekipore meshkuj (Suhejb, Jon, Arta), në individuale 2 medalje bronzi Sajra Morina (2001/+42 kg dhe KATA), Verona Ajdini (2000/-42 kg), Vullnet Qamili (kadet/-63 kg), Erkan Lusjani (Junior/-76 kg) dhe Fatmir Demiri (Junior/+76 kg). / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button