Dortmundi i dobët për Bayernin (Video)

Bayern Munich ka shënuar fitore në derbin e javës së 13-të në Bundesligan gjermane.

Bavarezët kanë mposhtur si mysafirë rivalët e përbetuar të Dortmund me rezultat prej 3:0, në saje të ish yllit të Dortmundit, Mario Gotze, Arjen Robben dhe Thomas Muller.

Megjithëse te dyja ekipet në pjesën e parë e kërkuan golin e epërsisë, rrjetat e skuadrave respektive heshtën.

Në pjesën e dytë në saje të një loje të bukur të besuarit e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola arritën të kalonin në epërsi në saje të ish-mesfushorit të Dortmund, Mario Gotze. Ky i fundit realizoi golin e parë në këtë super sfidë në minutën e 67-të, pas një pasimi të marr nga ana e mesfushorit gjerman, Thomas Muller.
News Photo: dejected Manuel Friedrich of Dortmund hangs his head…
Kur pritej të barazonte rezultatin Dortmund pësoi edh dy gola brenda dy minutave. Fillimisht golin e dytë e shënoi sulmuesi holandez, Arjen Robben, pesë minuta para përfundimit të derbit më të madh gjerman, ndërsa vetëm pas dy minutave rezultatin final prej 3:0 e vulosi Thomas Muller.

Pas kësaj fitoreje, Bayern mbetet lider i ligës elitare gjermane me 35 pikë, ndërsa Dortmund zbret në vendin e tretë me 28 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button