Macherano: Nuk gjuaj nga penaltia, goli nuk ndryshon asgjë
Javier Mascherano nuk është i shqetësuar nga mungesa e golave dhe ka insistuar se nuk do të gjuajë nga penaltia vetëm për ta thyer akullin.
Mascherano nuk ka shënuar për Barcelonën në mbi 200 ndeshje zyrtare, që kur u transferua në Camp Nou më 2010.
Argjentinasi nuk ka shënuar që nga marsi i vitit 2008, në fitoren 2-1 të Liverpool ndaj Reading.
“E kam thyer rekordin e Michael Reiziger për vjet pa gol”, ka thënë ai.
“Por nuk shqetësohem aspak. Një gol nuk ndryshon asgjë”.