Shënimi i 73 vjetorit të holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë

­ Komuniteti hebraik në Republikën e Maqedonisë sot do të shënojë 73 vjet nga deportimi dhe holokausti i 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin e përqendrimit, Treblinka. Përvjetori i kësaj ngjarjeje tragjike shënohet me aktivitete komemorative në Shkup, Manastir dhe në Shtip.

Delegacionet e komunitetit hebraik dje e vizituan Manastirin dhe Shtipin , qytete ku deri në vitin 1943 ka pasur komunitete më të mëdha hebraike. Shënimi qendror është sot në Shkup. Delegacione të Qeverisë, Qytetit të Shkupit dhe të bashkësisë hebraike do të vendosin lule në vendin e kampit të përkohshëm Kombinati i duhanit, si dhe para varrezave të hebrenjve dhe partizanëve në Butel. Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në Maqedoni dhe janë burgosur në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm.

Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj.

Më 11 mars ishin mbledhur në vagonë për transportin e kafshëve dhe nga Manastiri dhe Shtipi së bashku janë sjellë në Monopolin e Shkupit, ku kanë qëndruar deri në fund të muajit mars në kushte ekstreme të rënda higjienike dhe psikologjike. Tërë pasuria u ishte marrë, ndërsa ari dhe paratë u janë konfiskuar. Pastaj sërish ishin ngarkuar, midis 80 dhe 120 në një vagon dhe ishin transportuar në Poloninë e atëhershme të okupuar, në kampin e vdekjes Treblinka, ku janë ekzekutuar. Asnjëri nga të arrestuarit nuk është kthyer.

Në Treblinkë janë vrarë 98 për qind nga komuniteti hebrej në Maqedoni në vitin 1943, që është përqindja më e madhe në botë. Në përkujtim të hebrenjve të deportuartë Maqedonisë, një delegacion i Republikës së Maqedonisë në vitin 2008 në kampin Treblinka vendosi shenjë me mbishkrimin “Maqedonia”.

Në mars të vitit 20111, në mëhallën hebraike në Shkup, në mënyrë solemne u hap Qendra memoriale e holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë. Muzeu është ndërtuar me mjetet e pronave të familjeve të hebraikëve të vrarë të Maqedonisë të cilët nuk kanë pasur trashëgimtarë. Sipas vlerësimeve në Treblinkë janë vrarë rreth 900 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 750.000 hebrenj. Viktimat e holokaustit në këtë kamp, i cili ndodhej 100 kilometra në verilindje të Varshavës, ishin vrarë midis muajit korrik të vitit 1942 dhe tetorit të vitit 1943.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button