Liqeni Treska i kthehet në pronësi Komunës Saraj!

Qeveria ka vendosur ta kaloj  pronësisë mbi Qendrën Rekreativo-Sportive “Treska”, përfshi edhe liqenin artificial, nga Qyteti i Shkupit në pronësi të Komunës së Sarajit.

Kjo siç njofton zëdhënësi qeveritarë Muhamet Hoxha është miratuar në seancën e saj të fundit të Qeveriaë, me çka i jepet në pronësi dhe menaxhim Komunës së Sarajit, qendra në fjalë, i cili ndodhen në territorin e kësaj komune dhe prej vitesh, sidomos liqeni Treska ishte jasht përdorimit, pasi qyteti i Shkupit nuk kishte zgjuar interesim për ta riaktivizuar.“

Qeveria ka miratuar vendimin për t’i dhënë në pronësi, pa kompensim, Komunës së Sarajit objektet në zonën e Qendrës ‘Treska’ .  

Qeveria i kalon gjithashtu Komunës së Sarajit të drejtën e menaxhimit ujor me liqenin artificial ‘Treska’, duke i rekomanduar të nisë procedurat pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, për paisjen me leje për menaxhim ujor të liqenit”, thekson zëdhënësi Hoxha.

Kryetari i komunës së Sarait, Bekim Murati, disa her kishte bërë përpjekje që kjo qendër rekreative sëbashku me liqenin tu kthehen për shfrytëzim shkupjanëve, por për munges kushtesh nismat e tij kanë ngelur vetëm si të tilla.

Ndërsa duke e mirëpritur këtë vendim të qeverisë ai e sheh atë edhe si një indikatorë të fuqishëm  për një zhvillim të madhe  të Komunës së Sarajit.

“Padyshim se ky vendim do të ndikoj edhe në zbutjen e papunësisë.  Do të hapen vende të reja pune ,  do të jetë një treg i ri dhe një mundësi e re për të gjithë banorët e komunës së Sarajit. Ne presim që vitet në vijim Komuna e Sarajit të jetë një atraksion i vërtet turistik, dhe një atraksion i vërtet edhe për investitorët e huaj”, vlerëson Kryetari i Sarajit  Bekim Murati.

Me këtë vendim pritet që verën e ardhëshme, shkupjanët të gjejnë shpëtim nga i nxehti pikërisht në liqenin Treska.

Lajme të ngjashme

Back to top button