Kënga e re e Norës, e kopjuar apo jo? Ja e vërteta

Nora Istrefi ka publikuar këngën e re “Sa t’kom dasht”, por që në momentin e parë të publikimit duket se këngëtarja është kritikuar për kopjimin e këngës nga shumë portale.

Mesa duket, kënga e re është shumë e ngjashme me këngën e këngëtarit shqiptar Bruno ,me titull “A bon me dit”.  Por, sipas Telegrafit, producentët e këngës Granit Gashi dhe Nurtel Morina kanë hedhur poshtë akuzat duke thënë se kënga është krijim i tyre. Pjesa e refrenit, e cila ngjason me këngën e Brunos, është marrë duke rënë dakort me këngëtarin, për arsye se kënga e tij “A bon me dit” nuk do të publikohej.

“Ne si produksion jemi të indinjuar nga mos dijenia e mediave për aspektet muzikore. Eshtë mirë që të konfirmohet një herë autenticiteti i secilës këngë. Ne në Massive Production realizojmë projekte origjinale dhe asnjëherë nuk nisemi për t’u inspiruar diku”, kanë thënë producentët e Massive Production.

“Në projektin e Norës kemi bërë një lëshim, pasi që me t’u finalizuar kënga nga ana jonë, ajo ka arritur akord me Florin për të shtuar edhe taktet që janë nga kënga e Brunos, me ç’rast kënga në refren ka pësuar një ndryshim të vogël. Pra, ne kemi respektuar kërkesën e këngëtares dhe kështu arritëm në përfundim të një projekti i cili jemi të bindur se është një nga hitet e radhës të skenës muzikore. Autorë jemi, Massive Production”, tregojnë producentët për Telegrafin.

Pavarësisht këtyre akuzave, kënga e re është pëlqyer nga fansat e Norës dhe ka pasur shumë komente pozitive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button