Operacioni fantastik, shpresë për personat e verbër

Një procedurë pioniere për rigjenerimin e syrit ka rezultuar e suksesshme në kurimin e fëmijëve me katarakt në Kinë.

BBC e quan një arritje fantastike, transmeton mapo. Kjo për shkak se gjysma e të gjitha rasteve të verbimit shkaktohen nga katarakti (perdet)- ose ndryshe mjegullimi i lenteve të syrit.

Zakonisht në raste të tilla implantohen lentet për të rikthyer shikimin, por shkencëtarët kinezë kanë aktivizuar qelizat embrionale në sy për të rritur një lente të re.

Ekspertët thonë se është një arritje e jashtëzakonshme në mjekësinë rigjeneruese.

Lentet janë pas bebes së syrit dhe fokusojnë dritën për tek retina.

Rreth 20 milionë njerëz janë të verbër për shkak të katarakteve, që bëhen më të zakonshme me kalimin e kohës, edhe pse disa fëmijë lindin me to.

Trajtimi i zakonshëm përfshin përdorimin e ultratingujve për të zbutuar dhe më pas thyer lenten, që nxirret jashtë.

Një lente artificiale vendoset më pas në sy, por kjo mund të sjellë komplikime, veçanërisht tek fëmijët.

Por teknika e përdorur nga shkencëtarët kinezë është e ndryshme.

Mbi të gjitha, ajo e lë kapsulën e lentes të paprekur.

Shkencëtarët kinezë, përmes një prerje të vogël aktivizojnë qelizat burimore, që riparojnë dëmin.

Testimet tek lepujt dhe majmunët ishin të suksesshme.

Më pas u bënë testime tek 12 fëmijë.

Brenda tetë muajsh, lentet ishin rigjeneruar plotësisht në të njëjtën madhësi si normale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button