Me këto ligje prapë do të ketë financim të dyshimtë të partive

Me rregullativën aktuale ligjore, nuk janë marrë parasysh problemet nga zgjedhjet e kaluara në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore dhe të partive. Për atë, ajo që është detektuar më parë edhe do të përsëritet prapë në zgjedhjen e ardhshme. Kodi Zgjedhor tani lejon që në afat deri në 3 muaj për partitë që t’i paraqesin raportet finale financiare, që do të linte hapësirë të mjaftueshme për “akordim”, për dallim nga më herët që ajo periudhë ka qenë një muaj, njofton Portalb.

Kjo është thënë në debatin publik me temë “10 vjet robëri të shtetit”. Në të cilën është folur për fushatat e shtrenjta zgjedhore që paguhen me para të dyshuara, për harxhim të parave të popullim për vetëreklamim dhe reketin shtetëror ndaj ekonomisë dhe popullit.

“Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, në raportin financiar të VMRO-DPMNE-së ka shkruar se janë harxhuar 770.000 euro, ndërkaq janë mbledhur 485.000 euro, ndërkaq 285.00 euro janë paraqitur si minus. Deri më 28-tën ditë nga kalimi i afatit për paraqitjen e raportit, nuk ka ndodhur asgjë me llogarinë, ndërkaq dy ditë para se të kalojë afati, në llogari janë shtuar 260.000 euro si donacion. Minusin e llogarive i cili ka pasur vlerë 8.023.650 denarë, shteti ua ka paguar deri në denarin e fundit, në bazë të shumës së përcaktuar që e marrin për një votë”, thotë analisti Suad Misini, njofton Portalb.

Krahasimi tronditës, sipas tij është edhe jo-funksionalizimi i institucioneve mbikëqyrëse për vepruar sipas rasteve të caktuara për të cilat ka indikacione të c caktuara për sjelljen e procedurave të duhura.

“Gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare, VMRO-DPMNE, ka publikuar se në fondin e partisë janë mbledhur 850.000 euro nga anëtarësimi, gjë që deri në vitin 2014 nuk ka ndodhur Edhe pse me ligj është e paraparë, nuk ka regjistër të donacioneve që të shikohet se cilët janë personat që i kanë dhuruar paratë. Madje Komisioni për parandalimin e korrupsionit pas zgjedhjeve ka mundësi që ta shqyrtojë atë se ndonjë nga donatorët në partinë fituese a ka pasur privilegje në biznesin e tij për shkak se ka dhuruar para dhe se a ka pësuar dëm ndonjë nga donatorët që ka dhuruar para për partinë opozitare”, theksoi Sasho Ordanoski nga “Transparencë Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button