Zaev: pushteti ka manipuluar me më shumë se 100 mijë vota, do të bindeni

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se pushteti ka manipuluar me më shumë se 100 mijë vota. Ai thotë se të dhënat e këtilla shumë shpejt do të publikohen nga KSHZ-ja pas kryqëzimit të të dhanave nga institucionet përkatëse, njofton Alsat-M.

“Presim që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjatë fundjavës ti publikoj shifrat nga kryqëzimi i të dhënat të siguruara nga bazat e institucioneve. Sipas informacioneve tona presim që të publikohen më shumë se 100 mijë të dhëna të dyshuara ose të ashtuquajtura jo konzistente. Kjo tregon se ky pushtet jo vetëm që ka vjedhur parat e qytetarëve por ka vjedhur edhe votat e qytetarëve. I ka shpallur të pavlefshme pikërisht votat e qytetarëve tanë, të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button