Dibër, garë mes Beqirit dhe Spahiut për kryetar dege të BDI-së

Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në degën e Dibrës, janë kryer tetëdhjetë përqind e punëve për përzgjedhjen e këshillit vendor të kësaj dege. 

“Po ashtu deri më tani  janë zgjedhur  dhe një  numër i madh i delegatëve për kryesinë e ngushtë të kësaj dege  dhe punët shkojnë sipas rendit partiak  dhe politik”, vlerësojnë për Portalb burimet e brendshme të kësaj dege në Dibër.

Deri më tani në këtë garë zgjedhore pretendent për kryetar dege përmenden kandidatët Selim Beqiri dhe Artin Spahiu.

Sipas të gjitha gjasave Spahiu do të jetë favoriti kryesor  që të merr postin Kryetar dege nga radhët e BDI-së në Dibër, thonë burimet për Portalb.

Artin Spahiu vite me radhë është kryetar i Forumit rinor-dega e BDI-së  në Dibër dhe Drejtor i Qendrës për kulturë në këtë qytet. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button