Jankullovska gënjen për ekstradimin e Shipoviqit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska kapet duke gënjyer disa herë, raporton Centarnews.

Gjegjësisht, në pres konferencën që u mbajt lidhur me ekstradimin e Shipoviqit, në pyetjen nga gazetarët, që të komentojë akuzën e LSDM-së që thotë se ekstradimi i Shipoviqit ishte skandaloz dhe është fshehur diçka, duke pasur parasysh së ai është kthyer në Maqedoni në mes të natës, ministrja Jankullovska tha se opozita duhet të dijë linjën e avionit nga Vjena për Shkup, që çdo ditë, 365 ditë në vit është në kohë të njëjtë.

Por siç duket nuk është bash ashtu si thotë ajo. Në ueb faqen www.skp.airoports.com.mk që është ueb faqja zyrtare e kompanisë TAB, shkruan se fluturimet e natës nga Vjena në Shkup janë vetëm katër ditë në javë.

Ndoshta është më mirë që ministrja të mësojë më shumë sa i përket ekstradimit dhe hapjes së kësaj teme për debat, sesa të turpërohet para publikut, thonë Centarnews.

Lajme të ngjashme

Back to top button