Horoskopi ditor, e enjte 16 dhjetor 2021

Dashi
Dite delikate ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni mire për asnjë moment dhe mosmarrëveshjet me partnerin kane për te qene te shumta. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te nxitohen për ta ndryshuar statusin pasi mund te kenë probleme serioze. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire kështu qe duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat e specialisteve.

Demi
Te gjitha dyshimet qe keni pasur për partnerin tuaj do te bien gjate kësaj dite dhe ne mbrëmje do kaloni çaste fantastike se bashku. Beqaret do realizojnë takimet e shume ëndërruara dhe me ne fund do ndihen te plotësuar. Ja qe ndonjëherë gjerat e papritura janë me te bukurat. Buxheti nuk do jete problematik, por nëse doni ta përmirësoni duhet te mendoni për strategji te mira.

Binjaket
Për pjesën me te madhe te çifteve dita e sotme do jete e veçante. Do flisni gjere e gjate me atë qe keni ne krah dhe do zbuloni disa tipare qe nuk i keni njohur deri me sot dhe qe do ju mrekullojnë. Beqaret do marrin propozime te njëpasnjëshme, por nuk duhet kurrsesi te nxitohen. Ne planin financiar nuk priten vështirësi. Do i shlyeni edhe borxhet dhe do jeni me te qete.

Gaforrja
Tensioni do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Për gjene me te vogël do debatoni e do konfliktoheni ashpër. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë sesa te fillojnë lidhje dhe te lëndohen apo te vuajnë gjate. Për financat duhet te dëgjoni me kujdes këshillat e te afërmve ose te miqve te ngushte. Po bëtë çmenduri do përballeni me probleme serioze.

Luani
Sot duhet te reflektoni me kujdes juve qe jeni ne një lidhje dhe te gjeni zgjidhje për te gjitha problemet qe ju kane shqetësuar. Po i late për me vone do keni probleme serioze. Beqaret do jene shume realiste dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Ne planin financiar duhet ta hidhni çdo hap me maturi ne mënyrë qe situata te vije duke u përmirësuar.

Virgjeresha
Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju përgatisë surpriza te njëpasnjëshme. Beqaret nuk preferojnë ta ndryshojnë statusin edhe pse mundësitë kane për te qene te jashtëzakonshme. Ne planin financiar nuk duhen marre vendime te përshpejtuara sepse ne momentin me pak te papritur mund te ketë edhe tronditje.

Peshorja
Konfliktet ne çift do jene te njëpasnjëshme sot. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit, kështu qe është me e logjikshme te flisni hapur me te dhe te merrni vendime, qofshin këto edhe te dhimbshme. Beqaret duhet te ndryshojnë pamjen e tyre nëse duan te bien ne sy e te marrin propozime. Buxheti do jete i mire, megjithatë nuk duhet te luani shume me zjarrin.

Akrepi
Jeta juaj ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj dite. Ne çdo moment do ndiheni mire dhe do i shprehni ndjenjat ashtu si t’i keni ne zemër. Beqaret mund te mos e gjejnë princin e tyre te kaltër, por miqtë dhe familjaret nuk do i lënë asnjë çast te mërziten. Ne planin financiar mos ecni me sy mbyllur, por bëjini me kujdes llogarite para se te veproni.

Shigjetari
Dite e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak debate me partnerin, por nga ana tjetër mos prisni as emocione te mëdha. Beqaret do jene me fat dhe mund te realizojnë një nga takimet me te bukura te jete se tyre. Ne planin financiar situata do jete goxha e trazuar dhe mund t’iu duhet te kërkoni ndihme nga te afërmit për t’ia dale.

Bricjapi
Sot do kaloni me shume kohe me partnerin tuaj dhe do flisni me te edhe për disa gjera delikate. Për fat ai do jete ne humor dhe nuk do e marre asgjë për keq. Beqaret duhet t’i kontrollojnë ndjenjat e tyre sepse po i shprehen ato ne momentet e papërshtatshme do pendohen për një kohe te gjate. Edhe ne planin financiar rekomandohet sa me shume maturi dhe përkujdes.

Ujori
Pas disa problemeve qe keni pasur ne çift, me ne fund do pajtoheni me partnerin tuaj sot dhe jeta do ju marre një tjetër kthese. Shfrytëzojeni çdo çast kur te jeni bashke për t’i shprehur sa te mundni ndjenjat. Beqaret me mire te mos nxitohen, por te presin edhe disa dite pasi do vijnë raste te shkëlqyera. Buxheti do mbetet i paqëndrueshëm. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Peshqit
Nuk do jete një dite e mire kjo për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do ndiheni keq nga kritikat e partnerit dhe ne disa momente mund te keni edhe debate te ashpra. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria, por ja qe do realizojnë një takim impresionues, i cili do ua ndryshoje jetën. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Nuk do keni për çfarë te qaheni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button