Shkup, nuk ndërmerren masa disiplinore kundër doktoreshës me veshje skandaloze

Ditëve të fundit nëpër rrjetet sociale dhe media qarkulloi me të madhe fotografia e mjekes Gollubinka Bashevska e cila me veshjen e pahijshme doli të jep deklaratë për mediumet në lidhje me përdorimin e tepërt të antibiotikëve në Maqedoni

Kjo fotografi u bë e njohur ngase ishte e dukshme sytjena e mjekes.

Por, ministria e shëndetësisë nuk do të ndërmerr masa disiplinore kundër mjekes Gollubinka Bashevska, nga departamenti i mikrobiologjisë në Institutin për Shëndet Publik, njofton “Slloboden Peçat”.

Ata thonë se nuk i ka fajet doktoresha por reflektorët e kamerave.

“Fotografia që u publikua nga mediat për mjeken Bashevska nuk ka qenë ashtu siç e kanë shfaqur ata. Ajo fotografi është realizuar duke përdorur reflektorë të fortë të kamerave televizive dhe bliceve të aparatit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë, fotografia vlen sa 1000 fjalë, ndërsa mediat kryejnë punën e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button