Mehmeti: Koha është për kryetar parlamenti shqiptar

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, sot ka deklaruar se ka ardhur koha që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë të jetë shqiptar. Ajo në konferencën për “Ndryshimet e parimeve për përfaqësim të barabartë në administratën publike” të organizuar nga Instituti për politikë evropiane, tha se në atë mënyrë do të tregohet se shqiptarët janë lojalë ndaj institucioneve shtetërore, njofton Portalb.

“Nëse kemi funksione të rezervuara vetëm për shumicë, nuk kemi arritur asgjë nga Marrëveshja Kornizë. Teza ime është se bashkësia dominuese duhet të jetë garantues për përfaqësim të drejtë të pakicave në institucione, dhe jo t’i parandalojë ato. Te ne me zmadhimin e numrit të bashkësive në administratën shtetërore, paralelisht zmadhohet dhe numri i të punësuar maqedonas dhe për këtë nuk e arrijmë kuotën për përfaqësim të barabartë. Kemi politikë jo-kushtetuese për përfaqësim të barabartë”, theksoi deputetja Mehmeti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button