LSDM hap numër telefoni për denoncimin e parregullsive në listën zgjedhore

Prej sot qytetarët do të mund t’i lajmërojnë parregullsitë në listën zgjedhore drejtpërsëdrejti në numrin e telefonit 02/ 3293-109. Më pas ekipi për çështje juridike pran LSDM-së këto denoncime do t’i përcjellë në formë ligjore adekuate deri të KSHZ, transmeton Portalb.

“Cdo ditë po njoftohemi me kaosin në listën zgjedhore. Numri i madh i qytetarëve në një adresë dhe votuesit fantom po e vërtetojnë atë që LSDM e fliste gjatë tërë kësaj kohe, se Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE kanë realizuar zgjedhje kriminele”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Kaosi, thonë nga LSDM, që ekziston në listën zgjedhore është rezultat i krimit politik, e cila vite me radhe e ka vjedhur të drejtën e votës së qytetarëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button