“Gjyqësori partiak nuk mund të jetë i paanshëm dhe ligjor”

Për shkak konfliktit partiak me VMRO-DPMNE, te gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva dhe Jovan Josifovski, ekziston konflikt interesi dhe duhet të japin dorëheqje kërkojnë nga LSDM, transmeton Portalb.

Nga aty kujtojnë se të dëgjueshmit partiak të Nikolla Gruevskit nuk kanë kredibilitet moral dhe juridik të vendosin sipas ligjit dhe në mënyrë të pavarur.

“Vajza e Elena Gosheva, Sllobodanka, është drejtore për rregullatorë dhe shitje në Telekom, ku drejtor ekzekutiv është kumbara i Sasho Mijallkovit, Zharko Lukovski. Ajo ka qenë edhe nënkryetare e rinisë së VMRO-DPMNE-së, tani anëtare e Këshillit udhëheqës të EVN-së. Gjirgji Gjoshev, burri i Elenës, ka qenë drejtor i Qendrës studentore i emëruar nga VMRO-DPMNE. Vajza tjetër e Elena Goshevës, Bojana Gosheva punon në Agjencinë për komunikime elektronike”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM, edhe gjykatësi Jovan Josifovski dhe familja e tij është e lidhur me VMRO-DPMNE.

Ndryshe protestat e qytetarëve vazhdojnë kundër Gjykatës Kushtetuese. Qindra qytetarë nën organizimin e platformës për politikë qytetare “Hajde”, po protestojnë përpara Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit kontrovers të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat.

Gjatë protestës së fundit, më 29.02.2016, protestuesit gjatë protestës së fundit para Gjykatës Kushtetuese kanë gjuajtur me letra tualeti drejt godinës së Gjykatës, kështu duke demonstruar mendimin e tyre për vlerën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe duke kërkuar që të tërhiqet vendimi i tyre për që presidenti të ketë të drejtën që t’i amnistojë manipuluesit e zgjedhjeve.

Me 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button