Komuna e Tetovës reagon ndaj Lëvizjes Besa në lidhje me mbeturinat

“Së pari duhet të sqarohet për opinionin publik, se vendi në fjalë që gjendet te kazerma e Qytetit të Tetovës nuk është deponi, sepse deponia edhe si nocion, por edhe si realitet nënkupton tërësisht diçka tjetër”, reagojnë nga Komuna e Tetovës për Portalb në lidhje me akuzat e Lëvizjes Besa.

Nga Komuna e Tetovës shtojnë se lokacioni për të cilën bisedohet në afërsi të kazermës, siç thonë ata, keqpërdoret fatkeqësisht nga banorë të viseve periferike, të cilët hedhin sasi të madhe të mbeturinave dhe materialeve dhe mbetjeve ndërtimore.

“Ndërmarrja Publike komunale “Tetova” ka pastruar menjëherë dy lokacione të tilla: Njëra tek varrezat ortodokse dhe tjetra tek kazerma e qytetit. Komuna e Tetovës me  Ndërmarrjen e sajë Komunale bën mirëmbajtjen sistematike të të gjitha hapësirave të cilat keqpërdoren nga qytetarë të papërgjegjshëm. Njëherit apelojmë deri tek qytetarët që të kujdesen më shumë për hapësirat në fjalë dhe ruajtjen e ambientit në përgjithësi, si dhe rastet e tilla ti paraqesin deri tek Inspektoriati Komunal për Ambient jetësorë, që të merren masa për ndotësit në fjalë. Komuna e Tetovës bashkë me Ndërmarrjen Publike komunale edhe në të ardhmen do të vazhdojë në mënyrë sistematike të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarin”, reagojnë nga Komuna e Tetovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button