Ja cilët janë propozimet e Turqisë që BE-ja do t’i vlerësojë në detaje

Pas propozimeve rrënjësore që Turqia ka paraqitur në Samitin e Bashkimit Evropian (BE) me qëllim të parandalimit të valës së refugjatëve drejt Evropës fjalën e radhës e ka Brukseli, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia e cila që nga viti 2011 ka shpenzuar miliarda dollarë nga buxheti i saj kombëtar kërkon ndarjen e drejtë të kësaj barre.

Në samitin e mbajtur në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ku u diskutuan kriza e refugjatëve dhe marrëdhëniet Turqi-BE propozimet e kryeministrit Ahmet Davutoglu kanë shënuar temën kryesore të rendit të ditës.

Propozimet e parashtruara janë:

– Heqja e vizave për shtetasit turq jo më vonë se në fund të qershorit.

– Ofrimi i një fondi të ri prej 3 miliardë eurosh shtesë nga BE-ja deri në fund të vitit 2018 për refugjatët sirianë në Turqi.

– Për çdo refugjat që Turqia do të pranojë rikthimin nga ishujt e Greqisë, të ofrohet strehimi në një vend të BE-së për një tjetër refugjat që ndodhet në Turqi.

– Realizimi i bashkëpunimit me BE-në për formimin e “ambienteve të sigurta” me qëllim humanitar brenda Sirisë.

– Realizimi i përgatitjeve për vendimin e hapjes së kapitujve të rinj në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE.

Në kuadër të kësaj liderët e BE-së mes tyre do të vlerësojnë detajet e propozimeve para Samitit që do të mbahet më 18 mars dhe në takimet që do të mbajnë me Turqinë. Ndërsa pritet që vendimet përfundimtare të bëhen të ditura në këtë Samit.

Titujt e kapitujve që Turqia dëshiron të hapë në negociatat me BE-në janë energjia (kapitulli 15), të drejtat themelore dhe gjyqësori (kapitulli 23), Drejtësia, liria dhe siguria (kapitulli 24), arsimi dhe kultura (kapitulli 26) dhe politikat e jashtme, sigurisë dhe të mbrojtjes (kapitulli 31).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button