Vritet me plumb pas koke 35 vjeçari në Shkodër
Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër, pasi u qëllua me armë pas koke.
Ngjarja ka ndodhur ka ndodhur në lagjen “Skanderbeg” të qytetit. Mësohet se shtetasi Andrea Çoba po lëvizte me automjetin e tij në një rrugë të pandriçuar.
Autorët kanë përfituar nga errësira duke qëlluar disa herë në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar në rrugicat e lagjes. I ndjeri u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por nuk ia doli t’i mbijetojë plagës së rëndë.
Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, që mund të ndihmojnë në kapjen e autorëve të ngjarjes, transmeton Shekulli.