Serbia autostradën Nish – Merdar e nis në gjysmën e dytë të vitit 2017

Punimet në pjesën e autostradës Nish – Merdar do të duhej të fillonin në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, ka deklaruar nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë Zorana Mihajloviq.

Ajo për RTV Pink ka thënë se “për ne kjo autostradë është me shumë rëndësi, jo vetëm për shkak të transportimit të mallrave e njerëzve, por për shkak se përmes Korridorit 10 do të lidhemi edhe me Bullgarinë, Shqipërinë e Maqedoninë dhe kjo do të thotë më shumë punë për kompanitë tona”, transmeton Koha.net.

Zyrtarja e Qeverisë serbe ka shtuar se Serbia ka përfunduar detyrimet e veta si dhe dokumentacionin projektues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button