Helsinki: Paraburgimi në Maqedoni i barabartë me dhunën dhe torturën

Gjatë disa muajve të kaluara, nga Komiteti i Helsinkit, janë ngritur një numër i madh i ankesave për masën e paraburgimit. Në ankesat, kryesisht shtrojnë vërejtjet në procedurat e paraburgimit, përcaktimin, vazhdimin e kohëzgjatjes, mosshfrytëzimin e masave më të buta, mbipopullimi, gjendja e keqe për jetë, kujdesi jo i mirë shëndetësorë. Duke pasur parasysh këto kushte, Komiteti i Helsinkit, i është drejtuar, drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, duke i kërkuar të dhëna për kapacitetin e paraburgimit dhe numrin e atyre që janë në paraburgim.

Sipas informatave të marra nga kjo drejtori, gjendja është si vijon:

Raportuesi special për dhunën i Organizatës së Kombeve ët Bashkuara, thekson se mbipopullimi në burgje është e barabartë me maltretimin dhe dhunën. Një qëndrim i tillë del nga praktika e Gjykatës  Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nëpërmjet të cilës vërtetohet se edhe në kushtet kur shteti nuk ka për qëllim që ndonjërin ta maltretojë, atëherë, mbipopullimi dhe kushtet e  rënda në paraburgim janë të barabartë me torturën.

Raporti i Komitetit për preventiv ndaj torturës pranë KE-së, vërteton se një ndër shtetet ku ky problem është kronik është edhe Maqedonia. Në raport thuhet se në vend që pengohet kjo mënyrë e shkeljes së rendë të të drejtave të njeriut, numri i të paraburgosurve rritet ndërsa kushtet në paraburgim janë përkeqësuar dyfish.

Komiteti i Helsinkit është i shqetësuar për mënyrën se si përcaktohet masa e paraburgimit edhe atëherë kur për të nuk plotësohen kushtet ligjore.
Ashtu është situata me kryesuesin e Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq. Ai është i gatshëm që të ballafaqohet me akuzën, vullnetarisht udhëton në Maqedoni dhe nuk është ankuar ndaj kërkesës për ekstradim, me çka është përjashtuar mundësia për ikje. Në raste të tilla duhet që të aplikohet masa më e butë.

Lajme të ngjashme

Back to top button