Policia kryen hetime në Muzeun e Maqedonisë

Policia sot po kryen hetime të detajuara në Muzeun e Maqedonisë.

Të punësuarve u është thënë se sot të shkojnë në shtëpi, sepse nuk do të mund të hynë në vendet e tyre të punës.

Në muze mungojnë gjithsej 166 artefakte nga depoja, tregoi regjistrimi final për vjedhje.
Nga MPB-ja paralajmëruan se të punësuarit në Muze do ti nënshtrohen poligrafit. 

Informacionet e  para tregonin se mungojnë 40 artefakte të cilat datojnë nga koha antike dhe periudha romake.

Policia beson se në vjedhje është i përfshirë ndonjëri nga punëtorët e Muzeut.

Lajme të ngjashme

Back to top button