LSDM: Gjykatësit e afërt me partinë e VMRO-DPMNE-së të japin dorëheqje

Për shkak konfliktit partiak me VMRO-DPMNE, te gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva dhe Jovan Josifovski, ekziston konflikt interesi dhe duhet të japin dorëheqje kërkojnë nga LSDM, transmeton Portalb.

Nga aty kujtojnë se të dëgjueshmit partiak të Nikolla Gruevskit nuk kanë kredibilitet moral dhe juridik të vendosin sipas ligjit dhe në mënyrë të pavarur.

“Vajza e Elena Gosheva, Sllobodanka, është drejtore për rregullativë dhe shitje në Telekom, ku drejtor ekzekutiv është kumbara i Sasho Mijallkovit, Zharko Lukovski. Ajo ka qenë edhe nënkryetare e rinisë së VMRO-DPMNE-së, tani anëtare e Këshillit udhëheqës të EVN-së. Gjirgji Gjoshev, burri i Elenës, ka qenë drejtor i Qendrës studentore i emëruar nga VMRO-DPMNE. Vajza tjetër e Elena Goshevës, Bojana Gosheva punon në Agjencinë për komunikime elektronike”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM, edhe gjykatësi Jovan Josifovski dhe familja e tij është e lidhur me VMRO-DPMNE./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button