MPB: Padi për dëmtuesit e gur themelit të kryqit

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski paralajmëron padi kundër personave të cilët i kanë dëmtuar themelet e kryqit që do të ndërtohen në Butel. Ai gjithashtu thotë se nuk janë të vërteta pohimet se policia nuk ka reaguar në kohë dhe në mënyrë adekuate.

“Policia veproi në përputhje me rregullat dhe ne besojmë se gjëja më e rëndësishme është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, dhe të mos lejojmë të kemi eskalim të përplasjeve. Lehtë është ta ndizni zjarrin, megjithatë më e rëndësishme është që të kemi parandalim dhe të mos lejojmë eskalim të situatës. Kjo kohë në Republikën e Maqedonisë është kohë në të cilën duhet të merren dhe vendime racionale dhe të arsyeshme dhe jo vendime në nivel të emocioneve.”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Lidhur me protestat para MPB-së, Spasovski tha se askush nuk ka paraqitur protestë, por që secili ka të drejtë të protestojë.

Sa i përket listës zgjedhore, Spasovski tha se ende nuk mund të thuhet se çfarë ka në listën zgjedhore, sepse ajo është punë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button