Zbulim i jashtëzakonshëm në luftën kundër kancerit

Një zbulim tepër i rëndësishëm në fushën e studimit të kancerit, mund të krijojë mundësinë për një formë të re kurimi të sëmundjes, specifike për çdo pacient.

Ky zbulim, hap rrugën për trajtime të reja premtuese të sëmundjes dhe konsiderohet si një nga më premtuesit të viteve të fundit në luftën kundër kancerit.

Në një intervistë për “CNN”, Dr. Sergio Quezada ka bërë një ilustrim të thjeshtuar të zhvillimit të kancerit në trup.

“Qelizat e kancerit të një pacienti, e kanë zanafillën nga një trung i vetëm peme, por zhvillohen në degë të ndryshme. Studimi i ri ka treguar se disa qeliza specifike imunitare, mund ta presin pemën që në trung, në vend që të krasisin degët.”

Quezada është një nga autorët e studimit revolucionar të kryer në University College London’s Cancer Institute, që u publikua në revistën “Science”.

Për vite të tëra, një nga pengesat më të vështira në luftën kundër kancerit ka qenë fakti se qelizat e tumoreve nuk janë të gjitha njëlloj. Por me zbulimin e fundit që ka ekspozuar pikën e dobët të sëmundjes, pritet të hapet rruga për trajtime të reja më efektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button