Maqedonisë i shtohen edhe 434 policë të rinj

Maqedonisë i shtohen edhe 434 oficerë të rinj të policisë pas konkursit në fund të tetorit të vitit 2014, të cilët e kaluan trajnimin një-vjeçar dhe u promovuan me një ceremoni të shtunën në Idrizovë.

Kandidatët për nëpunës të rinj policorë trajnim e kaluan në Qendrën e Trajnimeve të Ministrisë së Brendshme në Idrizovë, dhe ishin të ndarë në tre module arsimore , komunikacion, end publik dhe paqe dhe punë kufitare.

“Si nëpunës të ardhshëm policor duhet të keni gjithmonë parasysh rëndësinë e uniformës që do ta veshni dhe vlerën e distinktivit që do ta tregoni. Kurrë mos harroni se qytetarët përmes jush dhe nëpërmjet veprimeve tuaja do ta vlerësojnë shetin tonë. Prandaj, profesionalizmi, specializmi dhe respektimi i ligjit duhet të jenë fundamente ndaj të cilave do të themelohet puna jauj e përditshme dhe kryerja e detyrave të punës”, tha ministri i brendshëm Oliver Spasovski.

Ai më pas i porositi policët e rinj që përgjegjësia e tyre do të jetë e madhe, dhe se pikërisht kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të manifestojë çdo qytetar nëse duam duam më shpejt dhe më të sigurt ta tejkalojmë krizën shoqërore aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button