Zaev e përshëndet marrëveshjen për ndalimin e protestave të shqiptarëve në Butel
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook e ka përshëndetur vendimin e protestuesve shqiptarë që të tërhiqen nga protestat në Komunën e Butelit.
“Vlen të përshëndetet vendimi i mençur i bashkëqytetarëve shqiptar që të tërhiqen nga protestat, veçmas për t’u përshëndetur është arsyeja – festa fetare e ortodoksëve. Respekt për qetësinë e gjithë përfaqësuesve të MPB-së dhe ministrit Oliver Spasovski”, shkruan në profilin e tij zyrtar, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
LEXO: Mexhiti: Qëllimi u arrit, kryqi nuk do të ndërtohet në Butel, shkoni në shtëpi (FOTO+VIDEO)