Kujdes! Ja pijet që ju dëmtojnë zemrën!

Një studim i fundit tregon efektin negativ që kanë disa pije, të cilat shkaktojnë ritëm anormal të zemrës dhe rritje të presionit të gjakut.

Një studim i publikuar së fundmi tregon efektin negativ që kanë te zemra disa lloj pijesh. Shkencëtarët kalifornianë studiuan efektin e pijeve me sheqer dhe kafeinë, të cilat u pa se shkaktojnë ritëm anormal të zemrës dhe rritje të presionit të gjakut.

Pijet energjike rrisin rrezikun e goditjeve në tru e infarkteve dhe efekti i tyre zgjat deri në dy orë pasi janë konsumuar.

Studiuesit thonë se këto pije lidhen direkt me të paktën 34 raste vdekjesh të ndodhura në Kaliforni gjatë vitit 2014.

Studimi përfshiu 27 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18-40 vjeç . Atyre iu matën rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut para konsumit të dy kanaçeve me pije energjike. Këto matje u kryen edhe katër herë të tjera gjatë 6 orëve në vazhdim.

Te personat e përfshirë në eksperiment u vu re rritja e menjëhershme e numrit të rrahjeve të zemrës dhe ajo e presionit të gjakut. Këto dy efekte vijuan për dy orë pas konsumit të pijes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button