“Qeveria, pazare me Turqinë për Burmali Xhaminë”

Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi në emisionin “Rruga drejt” tha se çështja e xhamisë Burmali më nuk i takon BFI-së, por autoriteteve turke që kërkuan anulimin e kërkesës për rindërtimin e xhamisë në fjalë.

Ai madje thotë se për këtë çështje është bërë pazar mes autoriteteve maqedonase dhe atyre turke, por deri tani nuk është kuptuar se kush dhe çfarë ka përfituar nga kjo marrëveshje.

“Unë nuk dua që më tutje të manipulohet me Buramli Xhaminë, sepse kam obligim fetar. Puna paska qenë diku tjetër. Nuk bën atë punë ta kërkojmë as të BDI-ja as të PDSH-ja, as të BFI-ja por raporti turko- maqedonas. Ajo xhami, ai vend, ai lokacion definitivisht u tjetërsua, me çka është ndërru, vetëm ato e din dhe mua më është thënë mos vazhdo më tutje me atë kërkesë, nga subjektet përgjegjëse, eminente të Republikës së Turqisë. Prandaj, ne çdo veprim që bëjmë na thonë ku e latë Burmali Xhaminë? Nuk është çështje e jona kjo”,deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button