Një rrëfim rrënqethës i nënës së Sokol Olldashit

Në një intervistë të dhënë para disa kohësh Kozeta Mamaqi bën  një rrëfim të hollësishëm për jetën e saj në internim në Selenicë të Vlorës.

Kur udhëtoja me fëmijët për në Selenicë, ku na kishin internuar, im bir Sokoli ishte betuar me vete: “Një ditë do të vij ndryshe nëpër këtë rrugë”. Dhe ashtu ndodhi. Sot ai është “Qytetar nderi i Selenicës”. A jeni e lumtur, Kozetë? Nuk besoj te lumturia, madje në librin paraardhës me titullin “Or딝 një parathënie që e ka bërë Gjergj Vlashi, i cili është një nga intelektualët më të mençur dhe më të ditur, që ka qenë dhe udhëheqësi im në atë libër. Nëna e Sokol Olldashit në një rrëfim të jashtëzakonshëm vite më parë ka treguar  jetën e saj në Bllok, deri tek internimi i familjes në Selenicë. Kur udhëtoja me fëmijët për në Selenicë, ku na kishin internuar, im bir Sokoli ishte betuar me vete: “Një ditë do të vij ndryshe nëpër këtë rrugë”. Dhe ashtu ndodhi. Sot ai është “Qytetar nderi i Selenicës”.

A jeni e lumtur, Kozetë?

Nuk besoj te lumturia, madje në librin paraardhës me titullin “Or딝 një parathënie që e ka bërë Gjergj Vlashi, i cili është  një nga intelektualët më të mençur dhe më të ditur, që ka qenë dhe udhëheqësi  im në atë libër. Mbas një heshtje shumë të gjatë  kontaktova me Gjergjin dhe i kërkova të më bënte një parathënie dhe midis të tjerave ai shkroi: “Sot Kozeta është një gjyshe e lumtur”. Jam nisur nga Tirana, kam shkuar në Durrës vetëm për ta hequr këtë fjalë, sepse unë vërtet nuk besoj në lumturinë e përhershme, por besoj në çaste të lumtura, prandaj dhe atëherë jam ndier për një çast e lumtur.

Cila është fëmijëria e Kozetës?

Kam lindur në Kukës. Dhe kur më pyesin prej nga je, unë përgjigjem se jam maloke prej Kukësi. Për faktin që kam lindur atje dhe kam marr ajër të pastër. Kam lindur atje sepse prindërit e mi kanë qenë në luftë dhe fill mbas lufte ata u martuan. Ata u caktuan me punë në Kukës. Në atë kohë Kukësi me Prizrenin nuk kanë pasur kufi, po shkonin e vinin si një qytet në tjetrin, bëheshin pazare, bëheshin qoka. Më kujtohet, kur mamaja më ka thënë se kur kam lindur unë, ne prisnim miq nga Kosova. Njëri nga këta që ka qenë mik me babanë, ka qenë Fadil Hoxha. Figurë shumë e rëndësishme historike e Kosovës. Mamaja me thoshte se jam rritur në një lloj shilarësi, që varej në trarët…Babai dhe nëna kanë marrë pjesë në martesën e Fadil Hoxhës në Prizren. Fillesat janë atje, dhe unë për mall, kur kam qenë 15 vjeç përpara se sa të mbytej Kukësi i vjetër, kam vajtur dhe kam bërë një fotografi në shkallët e shtëpisë, ku pata lindur. Më mbrapa, prapë kam vajtur dhe me Elvira Mujën te shtëpia e Agim Spahiut. Atje takova mamanë e Agimit, sepse dhe ata kanë pasur shumë miqësi me prindërit e mi.. Dua ti risjell kujtimet e asaj kohe. Pastaj kemi ardhur në Tiranë, ku unë kam bërë çerdhen, kam bërë kopshtin te pazari i ri, ngjitur më xhaminë, më dukej sikur ishte kopshti më i bukur në botë. Ka pasur pak lodra, një oborr i vogël, ku ne argëtoheshim madje nga që ishim trazovaçë, kur faleshin njerëzit në xhami, ne u ngatërronim këpucët. Pra goxha kujtime të bukura. Kujtoj atë gjumin që nuk doja ta bëja kurrë në drekë. Por kam dhe një kujtim shumë të hidhur nga ajo kohë, sepse një ditë, duke ardhur në kopsht, tamam para ndërtesës së tij, kam parë një njeri të varur në litar. Me siguri kanë qenë ato represionet e diktaturës. Më vonë kam parë dhe dy të varur të tjerë para kinema “17 Nëntorit”. Unë i kam të fiksuar si një llahtarë, si një traumë të asaj moshe. Kurse pjesa tjetër ka qenë një jetë e shkujdesur; luanim luftash, luanim me topa lecke… Mbas Tiranës, pastaj ne kemi shkuar në Gjirokastër, ku kam bërë klasën e gjashtë, të shtatën dhe vitin e parë të gjimnazit me famë “Hasim Zeneli”, ku kanë studiuar dhe Dritro Agolli, Ismail Kadare dhe shumë shkrimtarë me emër.

 

Çfarë kujtimesh ruani nga Gjirokastra?

Mbaj mend që Jorgo Bulo ishte drejtor i shtëpisë së pionierit. Do të bëhej një koncert dhe më dha të mësoja “Poema e nënës ” të Kadaresë. Më kujtohet që kam punuar aq shumë që ta sillja në skenë bukur atë poemë dhe më dukej vetja si artiste, se aq shumë punova. Kjo ka qenë në klasën e shtatë dhe po në këtë klasë, më kujtohet që kam bërë një poezi për Hrushovin. Pritej të vinte Hrushovi fatkeqësisht nuk erdhi ai, po Malinovski kemi dalë dhe e kemi pritur në qafën e Muzinës, se do të vinte nga krahu i Sarandës. Mbaj mend përcjelljen e eshtrave që erdhën atje, të Çajupit. Ku u bë një ceremoni përkujtimore. Në klasën e shtatë kemi pasur një mësues letërsie, që na e shpjegonte mësimin kur fliste për poezinë e Çajupit, kur fliste për shqiptarizmin ai qante nga emocionet dhe e tmerrshmja ishte se këtij profesori i vunë prangat. Dhe unë e kam parë profesorin me pranga, kur doli në gjyq. Më pas u kthyem përsëri në Tiranë. Këtu unë bëra tre vitet e gjimnazit te “Petro Nini Luarasi”. Ka qenë një shkollë më e mira atëherë, një shkollë e gjallë me shumë veprimtari me shumë sport. Bënim mbrëmje vallëzimi te palestra e shkollës, në atë kohë dëgjohej dhe muzika e huaj, fshehurazi, po dëgjohej.Si e keni ndjerë autoritetin e babait në jetën tuaj, pasi ai ka qenë në poste shumë të larta shtetërore dhe partie. Si e keni ndjerë respektin e të tjerëve për hir të babait dhe si e keni përjetuar atë?Të them të drejtën unë kam pasur raporte shumë të mira me babanë. Kam pasur marrëdhënie shoku, jo autoritarizmi. Kisha respekt, kur dilte babai i mbaja pallton ose kur vinte, e puthja dhe kisha… diskutoja gjithçka me të. Gjërat e rëndësishme i diskutoja me babanë, sepse kam besuar se do më jepte këshillën më të mirë.

A ju ka ndodhur që ju të dalloheshit vetëm për emrin e babait?

Po, i kam dhënë dhe njëherë lule Mehmet Shehut në tribunën në festën së 1 Majit. Kam qenë unë dhe Mira Shuteriqi. Ajo ia ka dhënë lulet Enverit, unë Mehmetit. Kam qenë caktuar, se dhe fëmijët duhej të ishin të besuar. Si pioniere më caktuan të shkoja në Gjermani dhe më hoqën, sepse isha bija e tij. Për arsye sigurie, sepse kush e di se çmund të më ndodhte. Kurse për raste të tjera nuk është se më dukej vetja e dalluar. Mbasi mbarova maturën në Tiranë, kisha dëshirë të bëhesha mjeke. Babai ishte kryeredaktor i “Zërit të Popullit”, atëherë viheshin tre preferenca. Ministër i Arsimit Thoma Deliana, shok i babait, me të cilin kemi pasur njohje familjare dhe, ndonëse unë kisha dëshirë të bëhesha kirurge, babait i pëlqente gazetaria, se dhe vetë shkruante. Dhe unë meqë e kam dashur shumë babanë tim, nuk ia prisha qefin dhe shkrova atë të parën. Fillova gjuhë-letërsinë dhe në vit të tretë dhe të katërt u hodha në gazetari. Mbas studimeve, praktikën e bëra te “Zëri i Rinis딝.  Vath Koreshi, Emine Prençi këta kanë qenë më të dashurit e mi që më afruan. Doja ti ndiqja, të merrja këshilla prej tyre. Kam shkruar për një dentiste të re, për të cilën më thanë se ishte shumë e mirë me mësime dhe unë shkova e takova këtë dentisten dhe për të botova një portret. Në atë periudhë babai kishte ikur nga gazeta dhe kish shkuar sekretar i parë në Durrës, kur unë isha në vitin e fundit të fakultetit, ai u rikthye në gazetën “Zëri i Popullit”. Mbasi bëra praktikën u emërova në RTSH, por nuk fillova fare, se ndërkohë isha fejuar dhe njerëzit e të fejuarit tim nuk donin që unë të punoja në Tiranë, për shkak të mentalitetit. E detyruar kam punuar gazetare në Durrës.

Kur ka ndodhur “rënia” për babain tuaj?

Sikur të ishte Durrësi stacioni i fundit i babait tim nuk kishte për ti ndodhur kjo, por ka qenë Tirana. Në atë kohë, ku u praktikua, që disa anëtarë të byrosë politike të shkonin nëpër rrethe si sekretar të parë. Në Durrës erdhi Rita Marko, kurse në Tiranë u bë sekretar i parë Manush Myftiu. Babai im ishte sekretar i dytë i Tiranës atëherë kur ndodhën këto gjëra. Kishte propagandën, ishte njeri shumë i hapur. Mua shumë njerëz që më kanë takuar, më kanë treguar historia të ndryshme për të, për mirësjelljen e tij, për dëshirën për ti ndihmuar. Madje unë do të tregoj një rast me Bilal Xhaferrin. Kjo ka ndodhur kur babai im punonte si ndihmës i Ramiz Alisë në Komitetin Qendror. Dua ta sjell këtë si paralelizëm, për të treguar se si ky rast që më ka treguar babai, më kanë treguar dhe shumë njerëz, që kanë pasur kontakte me babanë, dikush më ka thënë se ai më ka dhënë shtëpi, dikush më ka thënë se më ka rregulluar në punë, domethënë më kanë folur mirë për babain. Unë mbaj mend që kishte vajtur në takim të babai im Bilal Xhaferri dhe i kishte çuar një dorëshkrim për Skënderbeun. I kishte treguar dhe diçka dhe nga jeta e tij. Dhe atë ditë babai im vjen në shtëpi jashtëzakonisht i emocionuar. Nuk e kisha parë ndonjëherë se ai nuk i sillte gjërat e punës në shtëpi, po dukej se kaq shumë e kishte tronditur personaliteti i Bilal Xhaferrit saqë erdhi dhe ma tha këtë: “Më ka ardhur sot një që punon në shtrim rrugësh, quhet Bilal Xhaferri, më ka sjell një dorëshkrim për Skënderbeun. Nuk kam lexuar libër më të bukur dhe më të plotë për Skënderbeun se sa ky. Dhe titanizmi i tij në kuptimin e vullnetit ishte i tillë që ai punonte 24 orë, merrte dy ditë pushim si merreshin dhe shkonte kudo për të mbledhur materiale për Skënderbeun dhe i kishte mbledhur si mozaik gjithandej këto dhe i kishte sjellë këto si roman. Më tha diçka tjetër se kur erdhi në zyrë i kishte thonjtë e mëdhenj dhe sterrë të zinj nga puna, nga sera që nuk i pastroheshin”.  Ndjeva një brengë të thellë të babait tim, që ndofta ka dashur ta ndihmojë këtë njeri dhe ska mundur dot ta ndihmojë dot atë. Pra e kam përjetuar brengën e tij. Dhe kur ishte sekretar i propagandës, tek ai dyndnin njerëzit në pritje, ndërsa zyra tjetër ishte bosh njëherë, ai tjetri e kishte pyetur si gjithë këta njerëz vijnë gjithmonë te ti dhe jo te unë. Që në momentin kur nuk e ke ti këtë simpati te njerëzit, këtu kanë filluar goditjet për të. Kur u punua plenumi i katërt i kulturës në 72-in pikërisht atëherë erdhi babai im, këtu si sekretar i dytë i Tiranës dhe punoi në gjithë organizatat bazë Plenumin e Katërt për të përcjellë frymën armiqësore të saj dhe, shpërblimi?  U bë viktimë. Jo vetëm që u bë viktimë, por ishte njëri që gjoja e morën për miqësi me Beqir Ballukun. Nuk rezultoi se nuk kishte fakte, argumente, sepse ai nuk kishte lidhje më ushtrinë dhe e kanë futur po të grupi i kulturës, pra kjo është për të qarë dhe për të qeshur, se i ngjan një tragjedi-komedie. E bukura ishte se ai tentoi disa herë që të takohej me Enver Hoxhën për të diskutuar çështje të tipit, nga vjen kjo, por dyert për të u mbyllën. Me e tmerrshmja ka qenë se bënë një lojë më të dhe me ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Ndërkohë që po goditeshin, dërgojnë një ftesë për 29 Nëntorin për në tribunë, ku do bëhej parada e madhe. Ndërkohë që vjen ftesa, kur ai ishte i mbyllur në shtëpi, dhe ne u gëzuam: “Mbase paska qenë një gabim!”. Në momentin kur afrohet afër tribunës i thonë së ti nuk je për këtu, kthehu në shtëpi. Kjo ishte ajo ngjarje, ku ai mori fund. U kthye në shtëpi, derisa u bë Plenumi i Dhjetorit dhe mori goditjen përfundimtare, ku e hoqën nga të gjitha funksionet nga të gjitha detyrat.

 

Pastaj çndodhi me jetën e Kozeta Mamaqit?

Atëherë ndodhi si me gjithë të tjerët, ndarja nga familja, pastaj gjashtë gjyqe për fëmijët, dy gjyqet e Tiranës fëmijët mi dhanë mua, dy gjyqet e Vlorës ia dhanë ish-bashkëshortit. Ndërkohë ishim internuar në Selenicë të Vlorës. Ishte gjyq civil me prokuror  ushtarak, që kur e mendon është një absurditet. Atë serën që kishte pasur Bilal Xhaferri ndër thonj, unë po e shikoja në Selenicë të Vlorës. Kur më çuan në Selenicë, nuk e dija se ku po shkoja, më hipën në kamion djalin e vogël, Sokolin, e kisha më temperaturë 39. (I kisha të dy djemtë me vete atëherë). Iu luta atyre të sigurimit të na mbanin aty përpara, se djali kishte temperaturë.  Nuk mund ta mbaja në kamionin e hapur sepse frynte era. Djalin e madh e kisha pranë, një polic me automatik ishte para meje, ishim ulur nëpër dengje. Na  shëtitën nëpër Tiranë që të na shikonte i gjithë qyteti si armiq të të gjithëve dhe pastaj vetëm kur ikëm nga Tirana, të mos merrnim vesh ne se ku po shkonim, i vunë një mushama dhe e mbuluan të gjithë karrocerinë e kamionit. Familjen prindërore e kishin çuar më përpara në Burrel. Shumë lajme u hapën, sikur ishte hedhur babai nga ura, sikur i kish ndodh kjo, sikur i kish ndodh ajo. Në 13 tetor të 75-ës babanë e kanë arrestuar dhe në 16 tetor të po këtij viti dhe mua më çojnë atje, ku ishin prindërit e mi, në Selenicë të Vlorës. Atë ditë kur kam shkuar në këtë vend pashë vëllanë tim, kur erdhi nga miniera unë nuk e njoha, sepse nuk kishin kushte për tu larë në atë sektor. Kur ka ardhur ishte komplet i zi dhe vetëm sytë i dukeshin.

 

Si kanë ndikuar të gjitha këto në formimin tënd, në personalitetin tënd, në shpirtin dhe në ndjenjat e tua?

Kur shkova atje kërkova të drejtën e diplomës se kujtova se këtë të drejtë nuk ma ka marrë njeri me gjyq, etj, siç kujton njeriu naiv që akoma nuk e ka vuajtur mbi kurriz luftën e klasës, se pastaj u bëra eksperte. Por fillimisht mendova se do më lenë të jem mësuese qoftë në kopsht. Prita të mos merrja përgjigje, nuk e mora përgjigjen dhe fillova punë në fermë. Kam shkuar në fermë me një palë këpucë lëkurë që ishin me lesh brenda që me ngelën që në ditën e parë në llucë. Nuk e dija si punohej në fermë. Atje pastaj kuptova shumë gjëra në lidhje me punën, pastaj u mësova me çizme dhe jo të reja, por ato që linte vëllai, i vinim pulla të mbanin sa të mbanin pulla dhe pastaj  i lidhnim këmbët me plastmasë, që të mos hynte lagështia, por prapë kur hynim në punë, këmbët e mia dhe të motrës bëheshin fishka-fishka, siç bëheshin duart e gjysheve tona kur lanin me finjë. Me thënë të drejtën unë nuk e dija se populli ishte kaq i vuajtur dhe kaq i varfër, vetëm atje e kuptova sa të varfër ishin fshatarët. Unë punoja nën fik dhe nuk merrja një kokërr fiku, se kisha frikë, por kisha një grua që kishte gjashtë kalamaj. Vefi e quanin. Ajo po të kalonte nga domatet do të shkonte të merrte domate. Mua në fillim më bënte përshtypje thosha, po si vjedhin këto, pastaj nuk e quajta më vjedhje, e quaja normale madje merrja dhe unë dhe ia mbushja trastën Vefit. Sepse thosha: “Po çvjedhje është kjo? Ajo bën si luftë për ekzistencë, do të ushqejë kalamajtë. Për ketë më ndryshoi mentaliteti dhe konceptet e mia.

 

Kur ka qenë periudha më e bukur e jetës tënde sepse ti ke qenë vajzë e një funksionari të lartë të shtetit, nënë dhe gjyshe?

Do tju them një sekret që ma ka thënë Sokoli dhe unë pa lejen e atij do ta them këtu. Shkoja sa herë që i merrja fëmijët, se tre herë ma kishte lënë gjyqi dhe makinat ishin shumë vështirë për ti gjetur dhe zakonisht hipnim mbi kamionët e serës dhe te spitali i Vlorës aty i prisja kalamajtë që mi sillte vjehrri ose në Fier ose në Vlorë. Dhe pastaj do vinim në këmbë deri te spitali i Vlorës. Aty prisnim ndonjë makinë. Tani vonë fare më ka thënë im bir në një rast kur ai ka hipur në makinë me mua ishte betuar domethënë se i kishte thënë vetes:  “Një ditë do të vij ndryshe këtu”dhe ndodhi dhe ai ka bërë rrugën për Selenicën, atë rrugë që ka qenë e pabërë dhe atje e kanë bërë “Qytetar nderi”. Pra e ka asfaltuar rrugën nga Vlora në Selenicë dhe ka një lidhje shpirtërore për vetë faktin se ai ka kaluar grimca jete atje. Siç thotë një njeri i madh: “Kudo ku vete, ky shpirt ka lënë thërrime”. Kështu që janë thërrime shpirti edhe pse kanë qenë kohë shumë të vështira prapë kanë lënë thërrime, aty ke dëshirë ti shikosh dhe madje dhe po të kesh dëshirë dhe ti ndihmosh.

Çfarë ndryshimi ka sipas teje të jesh bija e një funksionari të lartë në shtet dhe nëna e një funksionari të lartë në shtet?

Si e bija edhe e kam ndjerë, edhe pse është kujdesur të shikonin me një sy më ndryshe si vajzat e bllokut. Ndërsa si nënë nuk e ndjej fare, unë nuk kam asnjë ndryshim, unë punoj nga mëngjesi deri në darkë si kafshë, në kuptimin që ngrihem rregulloj kalamajtë, bëj gjellën, laj rrobat, ndej rrobat, të gjitha i bëj në këmbë, nuk kam makinë. Jam një grua që nuk i trembem punës, punoj. Në kohën e lirë kam qejf të shkruaj, kam botuar një libër para disa vitesh. Kam pasur dhe një libër para çlirimit “Studentja konservatorit”. Në fund doja të thosha për gjithë shqiptarët, se që të jemi pjesëtarë të gjithë Evropës, duhet të jemi të njëri-tjetrit në radhë të parë./ Mapo.al

Lajme të ngjashme

Back to top button