Basha kujton Olldashin: Po vazhdoj betejën që nisëm bashkë, për një PD të fortë e të bashkuar

Në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të deputetit të PD-së Sokol Olldashi, kryetari i opozitës Lulzim Basha, në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e një prej figurave më të rëndësishme në PD, me të cilin ka pasur shumë kujtime dhe misionin për të mbajtur të bashkuar partinë më të madhe opozitare.

Basha shprehet se “E kam kërkuar shpesh në kujtimet e mia dhe aty kam gjetur forcën dhe vendosmërinë për të vazhduar betejën që nisëm së bashku”.

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Transporteve në qeverinë Berisha është kujtuar me mesazhin e më poshtëm nga Kryetari i tanishëm i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Kujtoj sot bashkë me qindra e mijëra demokratë mikun, kolegun, njeriun e përkushtuar, demokratin Sokol Olldashi.
Koha ka fluturuar. Por në këto tre vite te vështira shpesh e kam kërkuar në kujtimet e mia dhe aty kam gjetur forcën dhe vendosmërinë për të vazhduar betejën që nisëm së bashku, për një PD të bashkuar, të hapur, të fortë, për tu përballur dhe për të fituar përballë një klike të kriminalizuar e korruptuar deri në palcë.

Sokoli na mungon te gjithëve. Por vlerat e tij janë të forta dhe të gjalla tek dëshira e vullneti i çdo demokrati për bashkim, për të ecur përpara dhe për të marrë përgjegjësitë e ndryshimit të madh që po vjen.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button