FRODEM: Qytetarët i lexuan militantët dhe patriotët e rrejshëm

Partia FRODEM nëpërmjet një kumtese ka shprehur shqetësim për situatën në lidhje me vendosjen e kryqit në Butel, por ata vlerësojnë se qytetarët tani më i kanë kuptuar manipulimet e pushtetit, njofton Portalb.

“Qytetarët i fituan manipulatorët. Ranë maskat e strukturave militante të BDI-së dhe patriotëve të rrejshëm të VMRO-DPMNE-së. Qytetarët e kanë kuptuar politikën dyfytyrëshe të pushtetit. Popullata nuk ka reaguar ndaj kurtheve të tyre nacionaliste dhe provokimeve religjioze. Pësoi vetëm një palmë e paguar me para kriminale”, thonë nga partia FRODEM.

Sipas tyre, Komunës Butel dhe lagjes “Topansko Pole”, nuk i duhen patriotë të rrejshëm që duan pushtet të pafund.

“Është e qartë se qytetarët e kuptuan planin “B”, të pushtetit që nëpërmjet tensioneve ndëretnike, ta shpëtojnë veten”, shtojnë nga FRODEM. /Portalb

LEXO: Protesta kundër kryqit në Butel, BDI prish themelin, vendos tendat (VIDEO-FOTO)

LEXO: Ja cila do të ishte protesta më e sinqertë e BDI-së!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button