Protesta para Gjykatës Kushtetuese qëllimisht e ngjyrosur me të kaltër

[Recension: FОТО: Spasovski nëpërmjet njeriut i cili e ofendonte eurokomesarin Han i kontrollon protestat para Gjykatës Kushtetuese]

Teksti në mënyrë paushalle akuzon se partia më e madhe opozitare, LSDM, i organizon protestat para Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht sulmon një person se ka marrë pjesë në protestë, që është e drejtë legjitime dhe kushtetuese e çdo qytetari.

ФОТО Спасовски преку човекот кој жестоко го навредуваше еврокомесарот Хан ги контролира протестите пред Уставниот суд Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: FОТО: Spasovski nëpërmjet njeriut i cili e ofendonte eurokomesarin Han i kontrollon protestat para Gjykatës Kushtetuese

Data dhe koha e publikimit: 27.02.2016, 00:34

Data e recensionit: 01.03.2016

Recensuese: Simona Atanasova

AKUZA PAUSHALLE

Në artikull thuhet se në protestë ka qenë i pranishëm një i punësuar në Sektorin për marrëdhënie me publikun në MPB, i cili është këshilltar i ministrit Oliver Spasovski. Në fotografinë që është publikuar në tekst, ky njeri madje është rrethuar me një rreth të kuq, ndërsa në pjesën përmbajtësore bile thuhet se i ka kontrolluar protestat kundër Gjykatës Kushtetuese. Përfundimi i këtillë është nxjerrë nga komentet në rrjetet sociale.

Mirëpo, përveç akuzës paushalle nuk ka asnjë dëshmi se kjo është me të vërtetë kështu. Nuk janë treguar as komentet në rrjetet sociale. Përveç kësaj, edhe sikur të jenë, nuk do të thotë se ato janë të sakta. Në rrjetet sociale çdokush mund të shkruajë çka të dojë, ndërsa shpeshherë ndodh që të plasohen edhe informata të rrejshme. Prandaj, së pari duhet të verifikohet vërtetësia e tyre, e jo të merren si qindpërqind të sakta dhe në bazë të tyre të krijohet një konstruksion i qëllimshëm.

Në tekst mungon edhe komenti i personit të përmendur, i cili nuk është pyetur se a është ai me të vërtetë në atë fotografi dhe a qëndron prapa protestave, siç thuhet. Përveç kësaj, aspak nuk është kontestuese që ky person të ketë marrë pjesë në këtë protestë. Kjo e drejtë buron nga Kushtetuta dhe nuk është e kufizuar me atë se a është dikush anëtar apo i afërt me ndonjë parti të caktuar politike.

“Qytetarët kanë të drejtë në mënyrë të qetë të tubohen dhe të shprehin protestë publike, pa paraqitje paraprake dhe pa leje të posaçme. Shfrytëzimi i kësaj të drejte mund të kufizohet vetëm në kushte të gjendjes së luftës dhe të gjendjes së jashtëzakonshme.”  (neni 21 i Kushtetutës së RM-së)

Ku shkrun në Kushtetutë se anëtarët, përkrahësit dhe simpatizuesit e LSDM-së nuk guxojnë të marrin pjesë në protesta të qeta?

Në fund të tekstit bëhet një akuzë serioze, krejtësisht e pakonfirmuar, e mbështjellë në formë pyetësore:

“…a dëshiron LSDM-ja nëpërmjet Oliver Spasovskit të realizojë grushtshtet, me ndihmën e SOROS-it?”

Nuk ka sqarim se si është nxjerrë ky konstatim, e as që është marrë parasysh pesha e asaj që është thënë, por porosia është lënë “të qëndrojë pezull në ajër”, që më lehtë të manipulohet publiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button