Vetëvritet 34 vjeçari në Tetovë

Në Tetovë dje pasdite një person u vetvra duke kërcyer nga kati i katërt i një pallati banimi. Bëhet fjalë për 34 vjeçarin me inicialet Z.GJ, i cili u vetvra në rrugën “Vëllezërit Miladinov” në pjesën qendrore të qytetit.

Policia theksoi se motivet e vetëvrasjes nuk janë të njohura dhe se ka nisur hetimet për tragjedinë. Kjo është vetëvrasja e radhës në rajonin e Tetovës. 

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në tërë territorin e Maqedonisë janë regjistruar 76 vetëvrasje dhe 107 tentime për vetëvrasje, derisa në rajonin e Shkupit ka pasur 12 vetëvrasje dhe 10 tentime për vetëvrasje.

Krahasuar me një vit më parë, statistikat bëjnë të ditur se gjatë periudhës së njëjtë kohore ka pasur 12 vetëvrasje dhe 5 tentime për vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Back to top button