Përfaqësimi i shqiptarëve, 10 përqind në Ministrinë e Financave

Nga 622 të punësuar në Ministrinë e Financave, vetëm 60 janë shqiptarë. Kjo tregon se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e drejtuar nga Zoran Stavreski, është 9.6%, shumë larg nga kufiri i duhur për përfaqësimin adekuat, njofton Alsat-M. 

Në këtë Ministri ka 103 poste drejtuese, nga të cilat vetëm 10 iu përkasin shqiptarëve. Pra, përfaqësimi këtu sillet sërish tek 10 %. Këto të dhëna iu referohen vitit të kaluar 2012, bazuar në raportin e Avokatit të Popullit. 

Televizioni Alsat M kërkoi të dhëna mbi gjendjen për këtë vit, por Ministria e Financave nuk ktheu përgjigje as në orët e pasdites.

Situata e tillë nuk është vetëm në këtë Ministri, por pasqyrë e njëjtë paraqitet edhe në institucionet e tjera ku shumë ngadalë implementohet marrëveshja për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button