Vetëvendosje: Negociatat nuk sollën rezultate për shqiptarët e Preshevës

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin për mungesën e reciprocitetit dhe të drejtave sa i përket teksteve shkollore që dërgohen në Luginën e Preshevës.

Kjo është thënë në një konferencë për media të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mytaher Haskuka deputeti i Vetëvendosjes tha se bisedimet me Serbinë nuk kanë sjellë asgjë të mirë në fushën e arsimit.

Ndërsa Belgzim Kamberi, anëtari i kësaj partie ka shprehur shqetësimin duke thënë se 103 mijë libra shqip janë kthyer mbrapsht duke mos lejuar të kalojnë kufirin nga qeveria serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button