Çfarë duhet të bëjnë fëmijët deri në moshën 10 vjeçare?

Koha shkon shumë shpejt dhe ditët e bukura të fëmijërisë nuk kthehen më, andaj lejoni fëmijët të jenë fëmijë. Lejoni të vrapojnë, mos ushtroni presion mbi ta, mos i detyroni të rrinë gjithë kohën mbi divan. Fëmijët dhe presioni- në shumë vende të ndryshme qeveritë i inkurajojnë personat që kujdesen për fëmijët që të veçojnë 4-vjeçarët më inteligjentë në mënyrë që ata të marrin kujdes ekstra. Por a është një gjë e mirë kjo për fëmijët, apo është një ngarkesë e madhe në një moshë shumë të hershme. Shumë të rritur, të cilët rikujtojnë fëmijërinë e tyre të hershme besojnë se liria për të luajtur dhe mungesa e presionit ka qenë gjëja më e mrekullueshme në atë kohë.

1. Të rrotullohen në bregun e pjerrët me bar të një lumi.

2. Të fusin duart në llaç.

3. Të lexojnë nën mbulesën e krevatit me një elektrik.

4. Të bëjnë parfum me petale lulesh.

5. Të mbjellin fasule në një kavanoz me pambuk.

6. Të bëjnë maska prej letre.

7. Të ndërtojnë kështjella rëre.

9. Të ngjiten në pemë.

10. Të bëjnë një pikturë me duar e këmbë.

11. Të pikturojnë fytyrën.

12. Të gatuajnë bukë.

13. Të krijojnë një skulpturë prej plasteline.

14. Të pjekin kek.

15. Të ushqejnë një kafshë.

16. Të mbledhin luleshtrydhe.

17. Të njohin pesë lloje të ndryshme zogjsh.

18. Të mbledhin krimba.

19. Të fluturojnë një balonë.

20. Të ndërtojnë një fole me bar dhe kashtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button