Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për vrasësin e turistëve çek

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin burgim të përjetshëm për Sokol Mjacajn, i cili vrau dy turistët çekë në muajin gusht të vitit të kaluar.

Avokatja mbrojtëse e Mjacajt e ka cilësuar procesin gjyqësor të paragjykuar.

Avokatja Elvira Jakova tha se do ta dërgojë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut, pasi e ka cilësuar drejtësinë shqiptare me dy standarde.

Sokol Mjacaj akuzohet për vrasje me paramendim pasi ekzekutoi me armë dy turistët çekë Anna Kosinova dhe Michael Svatos. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër zbatoi para disa muajsh kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur burg përjetë për Mjacajn, vendim që u la në fuqi edhe sot nga Apeli, raportojnë mediat në Shqipëri, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button